Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e muajit qershor dhe fillimi i korrikut do të karakterizohen fillimisht nga mot shumë i nxehtë, ndërsa nga mesi i javës pritet depërtimi i një mase ajrore më të freskët nga veriperëndimi i kontinentit.
Sipas IHMK-së, ndryshimi i motit do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, shtim të paqëndrueshmërisë atmosferike dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.





