LAJME

Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në Malishevë shtyhet për dy ditë për shkak të vërshimeve

Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në Malishevë shtyhet për dy ditë për shkak të vërshimeve
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Janar 2026, 16:44

Komuna e Malishevës ka vendosur ta shtyjë për dy ditë nisjen e gjysmëvjetorit të dytë.

Në arsyetimin e Drejtorisë së Arsimit thuhet se vendimi është marrë për shkak të përmbytjeve të cilat kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë.

“Duke u bazuar në reshjet e fundit gjatë vikendit të cilat e kanë rënduar situatën në terren përgjatë gjithë komunës sonë dhe kanë dëmtuar shumë rrugë dhe infrastrukturën rrugore, ju njoftojmë se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 do të bëhet me 14 janar 2026”, thuhet në njoftim.

Komuna e Malishevës ka qenë ndër komunat më të prekura nga vërshimet e fundit në vend.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika