Fieraku 25 vjeçar, Mateo Qarri, ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën e Lirisë, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit prizrenas. Mbrojtësi, Qarri, së fundi ka qenë pjesë e KF “ Bylis” nga Ballshi, pjesë e katëgorisë së parë të futbollit shqiptar.
“Jemi të lumtur të njoftojmë se Mateo Qarri do t’i bashkohet ekipit tonë për sezonin 2024/25! Mateo, një qendërmbrojtës i talentuar, vjen në Kosovë nga ekipi KF Bylisi, duke sjellë me vete aftësi të shkëlqyera mbrojtëse.





