Sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka siguruar se situata në kampin e Kombëtares së Kosovës është krejt në rregull, pavarësisht përjashtimit të portierit Aro Muriç.
FFK-ja njoftoi sot se Muriç është përjashtuar për shkaqe disiplinore nga kampi, pa treguar asnjë detaj tjetër, gjë që u hapi rrugë spekulimeve e raportimeve rreth një përleshje në mes Aros dhe Edon Zhegrovës.
Por, në një prononcim për Gazetën Express Salihu siguron se nuk bëhet fjalë për një përleshje të tillë, por asi ai nuk ka dhënë detaje se çfarë sjellje ka shfaqur portieri, për të cilin thuhet se mbrëmë është paraqitur në gjendje të dehur në grumbullimin e Kombëtares në hotelin ku është e vendosur skuadra.





