Kur kanë mbetur edhe disa orë deri te ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Qipros, e vlefshme për grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, duket se interesimi për ta parë këtë ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ana e tifozëve nuk është i madh.
Kjo për faktin se Federata e Futbollit të Kosovcës në orët e mëngjesit të sotëm ka lëshuar një tjetër thirrje për tifozët duke i ftuar ata që të blejnë bileta për ta mbështetur kombëtaren në këtë sfidë kaq të rëndësishme, transmeton KosovaPress.
Në faqen zyrtare të federatës në “Facebook” është ri-postuar linku i shitjes së biletave online i cili do të jetë i hapur deri në ora 15:00 dhe të cili i është bashkangjitur thirrja për blerjen e biletave.





