- Reklama -

FFK thërret konferencë për media, pritet shkarkimi i Bernard Challandes

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka thirrur konferencë të jazhtëzakonshme për media, ku sipas burimeve të Telegrafit pritet të shkarkoj përzgjedhësin Bernard Challandes.

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin gjatë ditës së sotme te Përfaqësuesja e Kosovës.

- Reklama -

E gjithë kjo pasi FFK ka thirr konferencë të jashtëzakonshme për media nga ora 13:00 e ditës së sotme (e mërkurë).

“Ju njoftojmë se sot (më 13/10/2021) në orën 13:00 në selinë e FFK-së do të mbahet konferencë për media. Ju mirëpresim!”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas burimeve mirë të informuara të Telegrafit, konferenca ka të bëjë me shkarkimin e përzgjedhësit Bernard Challandes.

Rezultatet e dobëta në këto kualifikuese të “Katar 2022” dhe në veçanti humbja e mbrëmshme ndaj Gjeorgjisë në Prishtinë kanë bërë që drejtuesit e FFK-së të vendosin për shkarkimin e zviceranit.

Sipas burimeve të Telegrafit, drejtuesit e FFK-së dhe Challandes kanë mbajtur mbrëma takim deri në orën 1 pas mesnate, ndërsa takimi ka vazhduar edhe sot dhe është arritur ujdia për t’i ndarë rrugët.

Telegrafi do t’u mbajë të informuar rreth çdo risie apo vendimi në lidhje më këtë. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ndërron vendimi për Bashkimin, dënohet vetëm me një ndeshje pa shikues

Komisioni i Arbitrazhit të Federatës së Basketbollit të mërkurën...

Nxënësit e QK “11 Marsi” shpallen kampionë republikanë në Ping Pong

Me një paraqitje të shkëlqyer dhe përkushtim të jashtëzakonshëm,...

Lojtarët e Serbisë priten me “Mora fjalë” e UÇK

Atmosfera në “Air Albania” në Tiranë është elektrizuese ndërsa...

Mundësi çeçen i cili e përfaqëson Shqipërinë fiton medalje të bronztë botërore në Beograd

Mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov ka arritur tjetër sukses...

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Trepça – Bashkimi

Në ”Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, po...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort