LAJME

FFK-ja reagon për ndeshjen Prishtina – Liria: Nuk do të luhet në “Fadil Vokrri”

FFK-ja reagon për ndeshjen Prishtina – Liria: Nuk do të luhet në “Fadil Vokrri”
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Shtator 2023, 15:09

Federata e Futbollit të Kosovës, ka reaguar në lidhje me ndeshjen Prishtina – Lira për të cilën klubi nga kryeqyteti tha se do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

FFK-ja tha se Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë me kohë e ka njoftuar Prishtinës se ndeshja me Lirinë nuk do të mund të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, pasi menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, ka filluar procesi i riparimit të fushës.

“FFK, si zakonisht, i ka dalë në ndihmë FC Prishtina, duke ia vënë në dispozicion stadiumin me bari natyral në Kampin Nacional të FFK-së për zhvillimin e kësaj ndeshje, ashtu siç ka bërë edhe në ndeshjet e kaluara të këtij edicioni. Andaj, Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshja në fjalë të zhvillohet më 17 shtator, në orën 15:00, në Kampin Nacional në Hajvali”, bëri të ditur FFK-ja.

Më tej, federata bëri të ditur se sipas ekspertëve të fushës, pas kësaj jave përfundon faza e riparimit të fushës dhe më pas do të mund që ndeshjet të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika