LAJME

FFK emëron Albert Bunjakun si trajner të Kombëtares U19 të Kosovës

FFK emëron Albert Bunjakun si trajner të Kombëtares U19 të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Janar 2025, 19:24

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka emëruar Albert Bunjakun si trajnerin e ri të Kombëtares U19.

“Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, i cili ishte pjesëmarrës edhe në Kampionatin Botëror 2010 me Kombëtaren A të Zvicrës dhe me karrierë edhe në Bundesligë, do të marrë drejtimin e Dardanëve U19, me synimin për të zhvilluar dhe përgatitur talentet e ardhshme të futbollit kosovar. Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Bunjaku iu përkushtua zanatit të trajnerit, duke ndërtuar karrierë te të rinjtë e FC Bayer Leverkusen në Bundesligën gjermane. Eksperienca e tij në futbollin gjerman do të jetë e rëndësishme për Kombëtaren U19 të Kosovës. Bunjaku, në shtabin e tij teknik, do ta ketë ndihmëstrajner bashkëlojtarin e dikurshëm te Kombëtarja e Kosovës, Anel Rashkajn, i cili po ashtu ushtron zanatin e trajnerit në ekipin BK Halmstad, në elitën e futbollit suedez.”, shkruan FFK në një postim në Facebook./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika