Përmes një njoftimi në facebook, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka pritur në vizitë kreun e FFK-së, Agim Ademi dhe kryetarin e LFRP-së dhe anëtarin e Bordit të FFK-së, Mirsad Çollaku, ku është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e stadiumit në fshatin, Gjonaj. “Kisha kënaqësinë ta pres sot delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës, udhëhequr nga Kryetari Agim Ademi, ku u pajtuam të nënshkruajmë Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e stadiumit të futbollit në fshatin Gjonaj.
Me këtë rast, diskutuam edhe për restaurime të stadiumeve të tjera që janë në zhvillim e sipër në Komunën e Prizrenit, gjë që premton infrastrukturë të kënaqshme për futbollistët aktiv, por, edhe për brezat e rinj të sportistëve në Komunën tonë.”, ka shkruar kryetari Totaj.