Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Fetah Rudi, ka thënë se e vetmja shpresë për zbardhjen e atentatit ndaj tij është Gjykata Speciale.
Atentati ndaj tij ka ndodhur më 15 dhjetor të vitit 2000.
“Tash e 20 vite, drejtësia në Kosovë, përfshirë edhe atë ndërkombëtare, ka dështuar që urdhërdhënësit e atentatit ndaj meje të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Por pas dy dekadash, nje dritë po shihet në fund të tunelit. Gjykata Speciale është e vetmja shpresë për zbardhjen e atenatit ndaj meje dhe gjitha vrasjeve politike që kanë ndodhur në Kosovë”.
Shkrimi i plotë:
15 dhjetor 2000, ora 14:35 minuta. Qe nga ai moment, tash e dy dekada une jam ne karroce. Keto 20 vite kam kaluar neper shume sfida te renda, por duke mos u ndalur kurre, dhe me nje vullnet te madh per te ecur perpara.
Qe te jem i forte dhe i pathyshem ne keto vite jo te lehta, me ndihmuan familja qe me qendroi afer gjithmone. Per te vazhduar dhe te jem i lumtur, me ben femijet e mi me sukseset dhe punen e tyre.
Poashtu, kete vullnet dhe energji per te mos u ndalur, ma japin edhe shume miq te mi, qe asnjehere nuk me harruan, por me ndihmuan dhe me mbeshteten ne menyra te ndryshme, si ketu ne Kosove, ashtu edhe mergimtaret tane.
Atentati ndaj meje u be vetem pse isha gjithmone ne krah me Dr. Rugoven, si para, gjate dhe pas luftes. Nga une kerkohej qe te hiqja dore nga LDK-ja e Dr. Rugova. Por une nuk zgjodha nje gje te tille, pasi kjo nenkuptonte qe te hiqje dore nga rruga e shtetndertimit te Kosoves, synim ky i LDK-se dhe Dr. Rugoves. Ky synim vazhdon edhe sot.
Tash e 20 vite, drejtesia ne Kosove, perfshire edhe ate nderkombetare, ka deshtuar qe urdherdhenesit e atentatit ndaj meje te dalin para drejtesise dhe te marrin denimin e merituar. Por pas dy dekadash, nje drite po shihet ne fund te tunelit. Gjykata Speciale eshte e vetmja shprese per zbardhjen e atenatit ndaj meje dhe gjitha vrasjeve politike qe kane ndodhur ne Kosove.
E ne, e kemi per obligim qe te punojme dhe ta forcojme shtetetin tone, shtet per te cilin eshte derdhur shume gjak.