LAJME

Festohet 248 vjetori i pavarësisë së SHBA-ve në Këndin Amerikan në Prizren

Festohet 248 vjetori i pavarësisë së SHBA-ve në Këndin Amerikan në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Korrik 2024, 19:49
Sot, u festua 248 vjetori i pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këndin Amerikan në Prizren.
Kremtimi filloi me hedhjen e topit nga kryetari Shaqir Totaj, së bashku me mësuesen e anglishtes, Jennifer Musser nga Seattle.
Kurse, mysafirët panë dhe ekspozitën “Le ta eksplorojmë Amerikën përmes printimeve 3D”, të realizuara enkas për këtë ditë në hapësirën krijuese të Këndit Amerikan.
Profesori amerikan Tristan Hicks foli për Virxhinian Perëndimore, Profesoresha Jennifer Musser shpjegoi për Seattle, ndërsa vullnetarët e Korpusit të Paqes treguan karakteristikat e shteteve nga vijnë: Texas, Kolorado, Maine, Ohio dhe Kalifornia.
Sipas traditës, u pre dhe torta me flamurin e SHBA-ve si shenjë respekti për miqësinë e përhershme me Amerikën.
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 12 persona, persona duke studiuar dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz duke buzëqeshur

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika