Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacionet policore, tani më ka filluar implementimin e Plani Operativ “Sezoni veror 2024”, ku gjatë kësaj periudhe kohore pritet të ketë organizime dhe manifestime të ndryshme ( dasma, ahengje familjare) me ketë rast policia është duke zhvilluar një fushatë vetedijesuse në zonën e përgjegjësisë. Gjatë këtyre aktiviteteve përpos shpërndarjes së fletëpalosjeve me këshilla për vetësiguri, në disa lokacione të cilat janë më të frekuentuara kanë vendosur edhe postier të cilët bëjnë thirrje vetëdijësuese tek qytetarët me moton:
- Festo me zemër, jo me armë (sa më pak armë, më pak tragjedi)






