Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 78:84 (19:26, 31:22, 14:21, 14:15), në përballjen që u zhvillua në Prizren, e që i takonte javës së 21-të të Prince Caffe Superligës.
Njëherësh këto dy skuadra do të përballen në çerekfinale të Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll. Turneu i Kupës zhvillohet më 13-17 shkurt në Gjakovë.





