Home LAJME Festa e Vidovdanit nën masat e sigurisë së Policisë së Kosovës

Festa e Vidovdanit nën masat e sigurisë së Policisë së Kosovës

0
Festa e Vidovdanit nën masat e sigurisë së Policisë së Kosovës

Serbët kanë arritur në Gazimestan për të festuar Vidovdanin të shtunën, 28 qershor. Paraprakisht kremtimin e kanë nisur në Graçanicë.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar rendin dhe qetësinë në publik.

Në hyrje të Gazimestanit policët po kontrollojnë të gjithë ata që duan të hyjnë.

Qytetarë serbë të Kosovës qysh mëngjesin e së shtunës janë mbledhur në Manastirin e Graçanicës.

Është paralajmëruar se gjatë ditës në Gazimestan do të vijnë edhe grupe serbësh nga rajoni.

Policia e Kosovës po ashtu është te manastiri dhe po siguron që situata të jetë e qetë. Aty qëndron edhe KFOR-i.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë masat planifikuese dhe operative për menaxhimin e situatës së sigurisë, ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe menaxhimin kufitar. PK-ja ka apeluar që pjesëmarrësit të manifestojnë në mënyrë të qetë, të shmangin çdo provokim të mundshëm, të respektojnë ligjet dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës, e cila do të jetë prezentë me njësitë e saja për ofrim të sigurisë dhe parandalim të çdo veprimi të kundërligjshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here