Sot në të gjithë botën myslimanët kremotjnë festën e `Kurban Bajramit` dhe manifestimi qendror në Kosovë, kushtuar kësaj feste u mbajtë në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë..
Namazi i Kurban Bajramit u fal në orën 5:38, nën prirjen e kryeimamait të Prishtinës, Burhanudin ef. Hashani, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili, duke u lutur që të mbretërojë paqja, harmonia, solidariteti te njrerëzit, përmendi edhe elemente negative në shoqërinë tonë dhe gjetkë, duke përmendur dhunën në familje, siç u shreh ai, celula e shoqërisë, pastaj përdorimi i alkoolit, përfitimii pandershëm, etj.
“Te ne mbretëron mendësia se kjo është çështje private. Familja, si celulë themelore, defgraimi i saj shakton klriza në shoqëri, ku, për pasojë ngelin shumë fëmijë të braktisur, si edhe pleq të vetmuar”, tha mes tjerash, kreu u BIK-ut, myftiu Naim Tërnava, derisa shtoi se dhuna në familje është dhunë mbi shoqërinë.ërnava foli edhe për situatën politike në vend, si dhe për gjendjen jo të mirë ekonomike e të sigurisë, ku për këtë arsye, shumë të rinj po ikin nga vendi.





