SPORT

Festa e futbollit mes Zvicrës dhe Kosovës mbyllet baras

Festa e futbollit mes Zvicrës dhe Kosovës mbyllet baras
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Mars 2022, 19:55

Nuk ka dhënë fitues ndeshja miqësore në mes të Zvicrës dhe Kosovës, e zhvilluar të martën mbrëma në “Letzigrund” në Zuerich.

Ndeshja e hapur dhe me shumë raste përfundoi 1:1.

Milot Rashica shënoi për epërsinë e Kosovës në minutën e 52-të. Ndërsa rezultatin në 1:1 e barazoi Jordan Lotomba. Ai realizoi në portë të zbrazët, pas asistimit të Kevin Mbabu.

Te Zvicra startuan Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Xhaka pas zëvendësimit doli nga fusha i nervozuar. Ndërkohë Shaqiri lëshoi fushën mes duartrokitjeve të shikuesve. Në fund u aktivizua Andi Zeqiri, që u fishkëllye nga tifozët e Kosovës, që ishin shumicë në stadium.

Kosova ka qenë e barabartë me Zvicrën dhe ka krijuar raste të shumta. Por ka realizuar vetëm me Rashicën.

Ndeshjet e ardhshme të Kosovës janë në qershor, në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika