Home LAJME Fermerët hedhin vezë e djegin goma pranë Parlamentit Evropian në Belgjikë

Fermerët hedhin vezë e djegin goma pranë Parlamentit Evropian në Belgjikë

0
Fermerët hedhin vezë e djegin goma pranë Parlamentit Evropian në Belgjikë

Fermerët në Belgjikë vazhdojnë të protestojnë kundër politikës mjedisore të Bashkimit Evropian dhe importit të ushqimeve të lira.

Fermerët evropianë bllokuan rrugët dhe dogjën goma, ndërsa liderët e BE-së u mblodhën për një samit në kryeqytetin belg, shkruan BBC.

Demonstratat janë të fundit në javët e protestave rreth bllokut kundër rregullimit “të kushtueshëm” dhe importeve më të lira.

Rreth një mijë shoferë të traktorëve bllokuan rrugët kryesore në Bruksel mëngjesin e së enjtes. Disa hodhën vezë në ndërtesën e Parlamentit Evropian, të tjerë ndezën fishekzjarrë e goma.

Fermerët po përpiqen të tërheqin vëmendjen e liderëve që kanë mbërritur në Bruksel për samitin e Këshillit Evropian.

Siguria e Parlamentit ruhet nga oficerë policie të rangut të lartë, të cilët, pas barrierave të ngritura, mbikëqyrin traktorët e parkuar në një vend disa blloqe larg ndërtesës së Parlamentit Evropian.

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, pas disa javësh bllokada, në seancën e sotme të jashtëzakonshme arritën marrëveshje për ndihmën financiare për Ukrainën. Ndonëse prej kohësh ishte paralajmëruar se Hungaria do të vendoste sërish veton dhe bllokimin e ndihmës prej 50 miliardë eurosh, duket se kjo nuk ka ndodhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here