Një grup i fermerëve nga e gjithë Kosova, mëngjesin e së hënës kanë dorëzuar në ministrinë e Bujqësisë peticionin kundër kritereve që ata i quajnë absurde për subvencionim të grurit.
Fermerët dorëzojnë peticion në ministri, paralajmërojnë protestë me mjete bujqësore

Njëri nga organizatorët Elmi Qupevaj, tha se 80 për qind e bujqve të mbesin pa të drejtë aplikimi dhe kësisoj nuk do të fitojnë asgjë nga shteti.Sipas tij, në rast që ministri nuk u kthen përgjigje, atëherë ata do të dalin në protesta para ministrisë me mjete bujqësore.
“…Ministri nuk ishte prezent, kërkesat tona tashmë dihen dhe në rast që nuk na kthehet ndonjë përgjigje jemi të gatshëm për një protestë madhore, me mjete bujqësore”, tha ai.“Shpresojmë që ministri të na kthej përgjigje pasi 80% e fermerëve po mbesin jashtë listave për subvencionim të mjeteve bujqësore”, theksoi tutje ai. EO
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

