LAJME

Feraj vazhdon me akuzat e rënda: Ramushi nuk po tregon pse nuk e vranë atë në luftë, por vëllezërit e tij

Feraj vazhdon me akuzat e rënda: Ramushi nuk po tregon pse nuk e vranë atë në luftë, por vëllezërit e tij
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Shtator 2022, 15:35

Këshilltari politik i kryeministrit, Albin Kurti, Hysamedin Feraj ka bërë një reagim të ashpër ndaj kryetarit të Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj lidhur me qëndrimet e këtij të fundit kundrejt shefit të qeverisë.

Feraj përmes një postimi në ‘Facebook’ iu ka drejtuar Haradinajt se pse vazhdon të ankohet se Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg pa dhënë përgjigje se pse Serbia nuk e ka vrarë atë por vllezërit e tij, përcjell Klankosova.tv

Tutje ai fajin ai ua lë sindikatave dhe sindikalistëve për mbështetjen që po marrin nga të “djathtët” e vendit.

Shkrimi i plotë:

Edhe këtë javë:

– Opozita vazhdoi mbrojtjen e Serbisë si engjëlli i paqes në Ballkan kundër prishjes së imazhit të saj nga djalli Albin që po e paraqet si rrezik për paqen!

– Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!

– Një javë më parë Vuçiqi u ankua pse e ka liruar Kurtin nga Burgu!

– SBASHK-u vazhdon të na “afrojë” me SHBA-në duke e afruar emrin “sindikatë” me kuptimin që ka në Amerikë!

– Tani për tani, lëvizja “sindikaliste” në Kosovë po kërkon dhe po merr mbështetje nga e ashtquajtura “e djathtë” e Kosovës!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika