LAJME

“Fëmijët në shkolla”, vendosen banka dhe karrige të zbrazëta afër Qeverisë

“Fëmijët në shkolla”, vendosen banka dhe karrige të zbrazëta afër Qeverisë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shtator 2022, 13:34

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë kanë prezantuar instalacionin e tyre simbolik “Fëmijët në shkolla”.

Ata kanë vendosur banka dhe karrige të zbrazëta afër objektit të qeverisë, për të treguar gjendjen e arsimit në Kosovë, që tash e disa javë është në grevë.

Përfaqësuesit u shprehën se ky instalacion shpreh revoltën për situatën e krijuar me procesin mësimor.

“Sot përmes këtij instalacioni, një klasë e zbrazët, me banka dhe karrige të zbrazëta, simbolizon dhe shpreh reagimin dhe revoltën tonë për situatën e krijuar me procesin mësimor në Kosovë”, u tha në deklaratë./Front Online

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika