Fëmija i cili u lëndua në aksidentin e trafikut mbrëmë në Rashçe, duke rënë në lumin Vardar, pritet të lirohet për mjekim shtëpiak.
Kështu deklaroi sot drejtori i Kirurgjisë së Fëmijëve në Shkup, Lazo Jovçevski për MIA-n.
“Fëmija është në gjendje të përgjithshme stabile, nuk është në rrezik jetik. Prej sot ndodhet në repart, do të thotë nuk është më në terapi intensive. Pres që së shpejti të lirohet për mjekim në shtëpi. Dje ka pasur monitorim intensiv, sot kontroll sipas protokollit, parametrat biokimikë për krahasim, është stabile, mendoj se gjithçka do të zgjidhet në favor të fëmijës që është pesë vjeç”, theksoi drejtori i Kirurgjisë së Fëmijëve.





