LAJME

Federata Serbe heq flamurin e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s në Beograd

Federata Serbe heq flamurin e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s në Beograd
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Prill 2025, 13:29

Tashmë kanë dalë pamje të reja nga Kongresi i UEFA-s në Beograd.

Dhe, është konfirmuar ajo se çfarë komunikoi Federata Serbe e futbollit, se janë hequr simbolet e Kosovës nga ky Kongres.

Në një fotografi të publikuar nga Associated Press, shihet dikush nga Këshilli Organizativ, teksa heq simbolet e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s që po mbahet në Beograd.

Në këtë Kongres i pranishëm është kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili mbrëmë u filmua pranë flamurit të Kosovës në vendin ku sot po mbahet kongresi i UEFA-s.

Flamuri i Kosovës ishte pranë 54 flamujve të shteteve tjera anëtare të UEFA-s.

E sot, Federata Serbe përmes një deklarate, u kërkoi falje serbëve, siç tha ajo “për lëshimin” dhe i qetësoi serbët, duke thënë se flamuri i Kosovës nuk është më aty.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika