SPORT

Federata i gëzon tifozët, mund të bëjnë tifo në palestër në mënyrë të organizuar

Federata i gëzon tifozët, mund të bëjnë tifo në palestër në mënyrë të organizuar
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Shkurt 2023, 15:00

Federata e Basketbollit të Kosovës i ka gëzuar tifozët e basketbollit me vendimin e saj më të ri.

Shtëpia e basketbollit kosovar e ka shfuqizuar vendimin për ndalimin e pjesëmarrjes së tifozëve në mënyrë të organizuar në palestra sportive pas problemeve dhe incidenteve të shumta që kishin ndodhur në këtë sezon.

E tash, Bordi i FBK-së, në mbledhjen e tij të mbajtur sot vendosi që t’ua lejojë pjesëmarrjen tifo-grupeve me shpresën që nuk do të ketë incidente në pjesën “e nxehtë” të sezonit.

Më poshtë mund ta lexoni vendimin e FBK-së.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika