Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve Ricardo Gutiérrez është shprehur i shqetësuar që Kuvendi është gati të zgjedhë si anëtar i Komisionit të Pavarur të Mediave një person që është mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai përmes një postimi në Facebook i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të mos e politizojë KPM-në.
“Kuvendi i Kosovës pritet që sot të zgjedhë tre anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave. Jam shumë i shqetësuar të dëgjojë që partia qeverisëse në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje është gati të zgjedhë persona të cilët publikisht e përkrahin partinë e tyre. I bëj thirrje Albin Kurtit që të mos lejojë që të politizohet KPM-ja”, ka thënë ai.