LAJME

Federata e Sportit Shkollor vazhdon të vijojë aktivitetet në kuadër të Javës Evropiane të Sportit edhe në fshatin Nashec të Prizrenit

Federata e Sportit Shkollor vazhdon të vijojë aktivitetet në kuadër të Javës Evropiane të Sportit edhe në fshatin Nashec të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Tetor 2024, 18:59

Federata e Sportit Shkollor në Kosovë nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit është duke organizuar Javën Evropiane të Sportit në Kosovë.

Në kuadër të aktiviteteve sportive të kësaj jave, për 5 ditë radhazi janë duke u organizuar aktivitete me mbi 5000 nxënës nga shkolla të ndryshme në rajonin e Prizrenit.

Federata ka ndarë disa pamje nga dita e 4-të e aktivitetit të sportit shkollor “Be Active 2024”, të realizuara me nxënësit e shkollës fillore “Luigj Gurakuqi” në fshatin Nashec të komunës së Prizrenit./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika