Kjo marrëveshja e re vjen si rezultat i paraqitjeve të mira që ka pasur futbollisti nga Prizreni, sidomos pas ardhjes së trajnerit Arsim Thaqi.
19-vjeçari cilësohet si e ardhmja e skuadrës së Suharekës.
“Rexhaj me kontratë profesionale deri më 2027, organizimi i jashtzakonshëm me një projekt afatgjatë ka shtyrë drejtuesit e klubit therandas që të mendojnë të ardhmen e tyre me talentët si Rexhaj.
Mesfushori shihet si njëri ndër talentët më premtues të futbollit kosovar ku paraqitjet e tijë mbresëlënëse kanë bërë që shumë skuadra nga elita e futbollit tonë e më gjerë të shprehin interesimin e tyre ku nga kjo klubi i Suharekës mendon në një shitje të tijë në arenën ndërkombëtare e që do i sjell shumë të ardhurave klubit.”, thuhet në fund të njoftimit.