Skuadra e Prishtinës ka arritur të bëjë një transferim pas mbylljes së merkatos.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se klubi nga kryeqytetit ka siguruar shërbimet e fantazistit nga Zhuri i Prizrenit, Fitim Susuri.
Susuri në afatin kalimtar të dimrit iu bashkua ekipit, Feronikeli 74′, por ai nuk mundi të regjistrohej nga klubi për arsye të problemeve që po ka klubi nga Drenasi. Ai kishte luajtur në Kupën e Kosovës me këtë skuadër, ku edhe realizoi gol ndaj Trepçës 89′.
Megjithatë, FC Prishtina ka “përfituar” nga kjo situatë e problemeve tek Feronikeli 74′ dhe ka afruar shërbimet e një futbollisti mjaft cilësor siç është Fitim Susuri.
Në edicionin e kaluar, tek Liria, Susuri ishte një nga futbollistët më në formë në Kosovë, ku kishte shkuar në kuotën e 10 golave dhe 10 asistimeve.
Natyrisht se transferimi i tij tani tek Prishtina, do t’i ndihmojë edhe klubit që të shtojë konkurrencë dhe kualitetin në ekip, teksa kanë mjaft ndeshje deri në fund për t’i arritur objektivat e caktuara për këtë stinor.