LAJME

FC Prishtina nënshkruan kontratën me futbollistin prizrenas, Fitim Susuri

FC Prishtina nënshkruan kontratën me futbollistin prizrenas, Fitim Susuri
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Mars 2023, 22:08

Futbollisti nga Zhuri i Prizrenit, Fitim Susuri, i cili ishte pjesë e skuadrës së Lirisë, sot ka nënshkruar kontratën me FC Prishtina.

Susuri në edicionin e kaluar tek skuadrën e Lirisë ishte ndër futbollistët më në formë në Kosovë, duke realizuar 10 gola dhe 10 asistime.

Shkrimi i plotë i FC Prishtina me rastin e nënshkrimit të kontratës me Susurin:

FC Prishtina ka nënshkruar ditën e sotme kontratë me futbollistin nga Prizreni, Fitim Susuri.
Mesfushori i avansuar 23-vjeçar është zhvilluar si futbollist te Liria e Prizrenit, ndërkohë që së fundmi për pak muaj ka qenë pjesë e Feronikelit 74.

Në edicionin e kaluar tek Liria, Susuri ishte një nga futbollistët më në formë në Kosovë, ku kishte shkuar në kuotën e 10 golave dhe 10 asistimeve.

Susuri është prezantuar edhe zyrtarisht në skuadër nga drejtori sportiv Driton Krasniqi.
Ai shprehet i lumtur që i është bashkuar “bardhekaltërve”.

🗣Prishtina, ëndërr e realiziar – Nuk besoj që ka futbollist në Kosovë që nuk ndjehet i kënaqur që të luaj për Prishtinën. Ky është klub i madh dhe është nder dhe krenari që jam bërë pjesë e ekipit kryeqytetas.

🗣Premtimi dhe objektivat – Stafit te trajnerëve dhe tifozëve iu premtoj se do ta jap maksimumin në çdo stërvitje dhe pastaj në ndeshje për të kontribuar maksimalisht për skuadrën. Prishtina e ka një skuadër shumë të mirë me futbollistë shumë cilësor dhe trajner të mirë andaj besoj se me punë dhe me angazhim do t’i arrijmë objektivat që i kemi në këtë edicion.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika