LAJME

FC Liria përforcohet me sulmuesin portugez të formuar në akademinë e Liverpoolit

FC Liria përforcohet me sulmuesin portugez të formuar në akademinë e Liverpoolit
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Korrik 2026, 15:22

FC Liria ka zyrtarizuar përforcimin e radhës për sezonin e ri. Klubi prizrenas ka prezantuar sulmuesin portugez Toni Correia Gomes.

Sipas njoftimit të klubit, Gomes është formuar në akademinë e Liverpool FC, një prej akademive më të vlerësuara në futbollin botëror.

Me teknikën, shpejtësinë dhe instinktin për gol, sulmuesi portugez pritet të sjellë cilësi të reja në repartin ofensiv të skuadrës bardhezi.

Me këtë rast Liria i ka uruar mirëseardhje Gomesit në Prizren dhe suksese me fanellën e klubit.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika