SPORT

FBK detyrohet ta ndalojë himnin e Kosovës që po fishkëllehet shpesh nga tifozët

FBK detyrohet ta ndalojë himnin e Kosovës që po fishkëllehet shpesh nga tifozët
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Nëntor 2022, 18:24

Federata e Basketbollit e Kosovës është detyruar ta ndalojë himin e Kosovës në palestra para ndeshjeve.

Kjo pasi që himni kosovar po fishkëllehet nga tifozët në ndeshjet kampionale, shkruan Gazeta Express.

Ndalimi i intonimit të himnit u konfirmua nga kryetari i FBK-së, Arben Fetahu në një prononcim për T7.

“Vendosja për intonimin e himnit në ndeshje ka qenë një masë të cilën e kemi filluar këtë vit, edhe atë me qëllimin më të mirë që ta bëjmë mobilizimin e njerëzve rreth asaj që është simobol i shtetit të Kosovës. Megjithatë, duke pasë parasysh gjithë këto reagimet që kemi pasë kohët e fundit, ne nuk do të donim që të shkaktojmë në asnjë moment ndonjë turbulencë apo ndonjë pakënaqësi te njerëzit që janë nëpër palestra. Andaj, unë besoj fuqishëm që do të marrim një vendim mbi këtë çështje dhe nuk do të kërkojmë intonimin e himnit deri në fund të stinorit, përveç mbase në momentet kur shpallet kampioni apo fituesi i Kupës apo Superkupës, sepse nuk është ideja që të krijojmë çfarëdo trazire, apo pakënaqësie te njerëzit që janë aty”, tha Fetahu.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika