- Reklama -

Faton Peci takon Presidenten Osmani: Takimet janë në funksion të daljes nga bllokada

Kryetari i partisë Guxo, Faton Peci, ka mbërritur sot në Presidencë për një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit institucional që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Peci, para takimit, u deklarua për media duke theksuar se këto takime janë të domosdoshme për të dalë nga bllokada politike që ka kapluar vendin.

- Reklama -

“Përpjekja e radhës në përmirësim të gjendjes. Besoj që këto takime janë në funksion të daljes nga kjo bllokadë. Ne jemi me kontribu brenda mundësive”, deklaroi ai.

Takimi me Pecin është pjesë e një serie konsultimesh që Presidentja Osmani ka nisur prej ditës së mërkurë me liderët e partive parlamentare, për të gjetur një zgjidhje për krizën institucionale që po zvarritet që nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Të mërkurën, Osmani priti në kabinetin e saj kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe liderët e partive opozitare: Memli Krasniqi (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK). Në komunikatën e Zyrës së Presidencës u theksua rëndësia e përmbushjes së afatit kushtetues për konstituimin e institucioneve.

“Presidentja Osmani konsideron se moskonstituimi i institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve më 9 shkurt dëmton vlerat demokratike, pengon përfitime shtetërore dhe zvogëlon besimin qytetar në institucione,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Sot, më 3 korrik, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë thirrur sërish për seancë, në përpjekjen e 41-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Procesi ka ngecur në pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, për çka koalicioni qeverisës (VV-Guxo-Alternativa) nuk po arrin të sigurojë shumicën e thjeshtë prej 61 votash për kandidaturën e Albulena Haxhiut.

Partitë opozitare vazhdojnë ta konsiderojnë Haxhiun si një emër të papranueshëm, duke e cilësuar atë si jounifikuese dhe duke refuzuar mbështetjen për të.

Ngërçi po thellohet teksa afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit është drejt përfundimit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort