Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe bashkëshortja e tij janë shëruar nga COVID-19.
Lajmin e ka dhënë vet Sejdiu nëpërmjet një statusi të postuar në llogarinë e tij në Facebook, ku ka falënderuar stafin mjekësor për angazhimin.
Postimi i plotë i Sejdiut:
“Të dashur miq, Javën që shkoi, nga e Mërkura e deri sot, meqë ishim infektuar me Covid 19, unë dhe bashkëshortja ime u detyruam të shtrihemi për shërim në Klinikën Infektive të QKUK.
Me këtë rast dëshirojmë të falenderojmë ekipet e mjekëve dhe gjithë personelin tjetër shëndetësor të cilët nën udhëheqjen e Prof. Dr. Sali Ahmetit, në repartin e të cilit ishim, u angazhuan me gjithë mundësitë e tyre prej ekspertësh të fushës për të ndihmuar shërimin tonë. Dhe ia kanë dalë.
Të dashur miq,
Një ndihmë të pazëvendësueshme na e keni dhënë edhe ju nëpërmjet inkurajimit të përditshëm me telefon, SMS dhe me mënyra të tjera të komunikimit.
Zoti ju bekoftë!