LAJME

Fatmir Limaj viziton krerët e UÇK-së në Hagë

Fatmir Limaj viziton krerët e UÇK-së në Hagë
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Dhjetor 2022, 17:20

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka udhëtuar drejt Hagës.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije, se Limaj gjatë vizitës së tij në Hagë, do t’i takoj ish presidentin, Hashim Thaçi, ish kryetarët e Kuvendit, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli si dhe ish deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Vizita e Limajt është më e veçantë, pasi ajo po realizohet në 17-vjetorin e lirimit të tij nga Tribunali i Hagës.

Kujtojmë se ish krerët e UÇK-së tash e dy vite po mbahen në paraburgim në Hagë.

Raportohet se procesi gjyqësor ndaj tyre do të nis në pranverë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika