Faqja zyrtare e UPZ ” Ukshin Hoti”, njofton se Fatlind Tredhaku, është zgjedhur kryetar i ri i Parlamentit Studentor të këtij institucioni arsimor.
Njoftimi i plotë Sot më datë 16 Shtator, nën udhëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Universitetit, njëkohësisht kryesuesit të KQZ-së z. Burim Berisha, si dhe zv.Kryesuesit të KQZ-së z. Arianit Berisha, u bë konstituimi i Parlamentit Studentor dhe Këshilleve Studentore të të gjitha njësive akademike.
Kryetar i Parlamentit Studentor u zgjodh Fatlind Tredhaku, nënkryetare u zgjodhën Shaqire Elshani dhe Arlinda Bytyqi, ndërsa sekretare, Fatjona Musliu. Kryetarë dhe anëtarë të Këshilleve Studentore u zgjodhën si në vijim: Samire Karavidaj – Kryetare e Fakultetit të Edukimit Mbaresa Demaj – Anëtare e Fakultetit të Edukimit Riola Çertik – Kryetare e Fakultetit Ekonomik Kreshnik Krasniqi – Anëtar i Fakultetit Ekonomik Albin Gallopeni – Kryetar i Fakultetit Juridik Dea Hoxha – Anëtare e Fakultetit Juridik Valon Ibrahimi – Kryetar i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Andra Kyçyku – Anëtare e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Arbnor Thaqi – Kryetar i Fakultetit të Filologjisë Fatir Rexhaj – Anëtar i Fakultetit të Filologjisë Bleona Buduri – Kryetare e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit Florinda Sahitaj – Anëtare e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit Mandati i të zgjedhurëve përcaktohet me dispozitat ligjore të Statutit të UPZ-së.
Të njejtit u zotuan se do t’i kryejnë me përpikmëri detyrat me të cilat ngarkohen dhe se do të jenë gjithmonë në shërbim të studentëve. Me respekt, Parlamenti Studentor.