- Reklama -

Fatkeqësia në Evropën Perëndimore: Të paktën 150 të vdekur, mbi 1000 të zhdukur

Gjermania dhe Belgjika janë ende duke luftuar me përmbytjet katastrofike që morën 150 jetë njerëzish, dhe fati i rreth 1000 njerëzve ende nuk po dihet.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se ai ishte “shtangur” nga shkatërrimi që shkaktoi stuhinë.

- Reklama -

Vetëm në një shtëpi pleqsh, 12 persona humbën jetën. Hidrologia Hana Kloke tha se katastrofa ishte një “dështim i sistemit epokal”, pasi paralajmërimi i përmbytjes u lëshua në kohë. Ekspertët tani paralajmërojnë se katastrofa si kjo janë pasojë e ndryshimit të klimës, raporton france24.

Autoritetet në rrethin e Rhine-Zig, në jug të Kolnit, kanë urdhëruar evakuimin e një fshati pranë rezervuarit Steinbach për shkak të rrezikut të shpërthimit të një dige. Gjithsej 4,500 njerëz u evakuuan. Ende nuk dihet se kur do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre.

Inxhinierët dhe zjarrfikësit natën e kaluar nxorrën ujë nga liqeni dhe kështu ulën nivelin e ujit me rreth 2 centimetra.

“Situata është tani e qëndrueshme, por jo jo kritike”, thanë autoritetet lokale.

Banorëve që jetojnë përgjatë lumit Wupper u është thënë të largohen menjëherë nga zona.

Mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në jug të Hollandës pasi uji shpërtheu në argjinaturat, raporton reuters.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort