Fatime Kalimashi, nje poete tashmë e njohur jo vetëm ne Kosovë por edhe në Zvicër, jeton dhe vepron qe disa vite ne Laussane. Ajo eshte me origjine nga Ratkoci i Rahovecit me te cilen e zhvilluam nje bisede per gazeten zvicerane ne shqip “Le Canton27.ch” jo vetem si një autore e 7 veprave, poete e mire në diasporë, por edhe si këngëtare e mire, grua dhe nënë e mirë.
- E nderuar Kallimashi, fillimisht mund te na thuani kur keni filluar te merreni me shkrime dhe cfare ju shtyri ?
Fatime Kalimashi: Me krijimtari letrare, gjegjësisht me poezi kam filluar shumë e vogël të merrem, mirëpo rrethanat e atëhershme ma kanë pamundësuar ta gjej veten ashtu siç e ëndërroja. Me kohën u poqën kushtet dhe vendosa te dal edhe me vëllimin e parë me poezi, në vitin 2008, këtu filloj të bëhet ëndrra ime realitet. Kam marr pjesë në shumë takime letrare, në konkurse si këtu në Zvicër por edhe gjithandej ku ka shqiptarë. Së fundmi kam marr dhe çmimin letrar ” Sulejman Krasniqi” në Rahovec. Me përvojën time kam marr dhe çmime në Zvicër në aktivitete të ndryshme.
- Meqe jeni autore e shtate veprave me poezi mund te ta shpjegoi pak me shume per to dhe cfare ngerthnei ne vragjet e juaj, dhe prej e gjen frymëzimin?
Fatime Kalimashi: Po, kam shkruar dhe botuar deri më sot 7 vëllime poetike. Ato janë: “SHTEGTIMET E SHPIRTIT”, “NË UNIVERSIN E DASHURISË”, “MELODI E DHIMBJES”, “VOYAGE”-në gjuhën frënge, ” ZË I FUQISHËM FAT I STUHISHËM”, “DASHURI E MALL ETJE E PASHUAR”, dhe “VARKA E KUJTIMEVE” Kryesisht në vargjet e mia poetike paraqes shpirtin tim në shumë tematika. Unë nuk e zgjedh temën që e shkruaj, zakonisht ajo që më vjen nga shpirti edhe e vë në letër. Qëllimi im është që përmes poezisë të përqoj mesazh pozitiv tek lexuesi. Zakonisht më frymëzojnë ngjarjet spontane gjatë jetës, më frymëzon dhe një lule por edhe një ferrë, më frymëzon një i moshuar por edhe një i ri, por ajo që më bën më shumë frymëzuese është brendësia e shpirtit tim për të komunikuar me masën e këtë e bëj veç përmes vargjeve të mia.
Poetja Fatime Kallimashi: Vargjet i nisa me rrushin e Prizrenit, sot po i vazhdoj me Skenderbeun e Gjeneves dhe alpet e Zvcires!
- Hiq nuk e besoj se ne esin e shatte livraave apo 700 poezive e me shume nuk keni shkruar ndonje varg dedikuar Kosovës, Prishitnes apo Prizrenit, dihet duke mos perjashtuar ketu Rahovecin e bukur si rrushi
Fatime Kalimashi: Normal se po, ndryshe nuk dot t’isha bere poete sidomos ne ketu ne diaspore ku na mbyti Nostalgjia për atdheun. Sa i përket dedikimeve në vargjet e mia, ato janë të shumta. Jo vetëm Prizrenit por i kam dedikuar edhe Prishtinës, edhe ve
ndlindjes time Ratkocit, edhe Prekazit edhe të gjitha atyre vendeve që fle e zgjohem
me mallin për Atdheun. Unë mendoj që secili nga ne që e harron vendlindjen ai me siguri e ka harruar edhe emrin e tij apo saj, prandaj nuk e harroj kurrë janë të shumta poezitë që i dedikoj për Atdheun. Nuk po jui dihke jetës. Vargjet i nisa me rrushin e Prizrenit, sot tek Skenderbeu i Gjeneves dhe alpet e Zvcires!
- Si ia arrine per te gjitha edhe poete, te shrkuash libra, te jeshe grua e mire, nenë e mire..a len dicka keq n’ket dynja, apo i mungon ndokujt ?
Fatime Kalimashi: Po, jam grua, jam nënë, punoj si të gjithë ata që duan të punojnë dhe të krijojnë një jetë mesatare për të jetuar. E sa i përket kësaj se si i arrij të gjitha këto aktivitete, unë do të thosha një fjali të lexuar: “Ata që duan gjejnë mënyrën, ata që s’duan gjejnë arsyen”, unë dua jam aktive dhe gjej kohë por, në radhë të parë e kam familjen dhe harmoninë me familje, të tjerat sa të mundem i arrij dhe i bëj me shumë dëshirë, pasi që këtu në mërgim aktivitetet janë lodhje por janë edhe një lloj relaksimi kur e kemi parasysh takimet me shqiptarët anëmbanë botës. Kjo ma afron Atdheun më afër.