LAJME

Faruk Tahiri: Koha kur investitorëve u kërkohej ryshfet e haraç ka mbaruar

Faruk Tahiri: Koha kur investitorëve u kërkohej ryshfet e haraç ka mbaruar
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Tetor 2021, 12:16

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin e Prizrenit, Faruk Tahiri, ka thënë se koha kur investitorëve u kërkohej ryshfeti në fillim e haraçi në fitim ka mbaruar.

Qeverisja e re është partnere dhe aleate e bizneseve që punojnë ndershëm dhe respektojnë e zbatojnë ligjet.
Në zgjedhjet e 17 tetorit, qytetarët e Kosovës do të votojnë për projektin modernizues, të ndershëm e humanist të kandidatëve që mbështet Lëvizja Vetëvendosje, e jo për politikat që kthejnë abuzimet me miliona euro dhe arrogancën e dhunën e pushtetarëve.

Niveli i lartë i korrupsionit, zhvatja e parasë publike, janë dukuritë e instaluara nga qeveritë e kaluara të cilat kanë ndikuar në jetën e gjithmbarshme të qytetarëve të vendit tonë, të cilët po përballen me probleme nga më të ndryshmet.

E vetmja shpresë për t’ia kthyer dinjitetin Republikës dhe qytetarëve, ka qenë dhe do të mbetët Lëvizja Vetëvendosje.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika