Faruk Tahiri, kuvendar nga Lëvizja Vetëvendosje sot në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Prizrenit ka paraqitur kërkesën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, për rritjen e subvencionimit ndaj qytetarëve për mbulimin e shpenzimeve të varrimit.
Sipas tij, shuma prej 200 euro është e pamjaftueshme e cila nuk përmbush këtë kërkesë elementare për qytetarët.
Ky vendim rreth subvencionimit të qytetarëve për mbulimin e shpenzimeve të varrimit, ka hyrë në fuqi që nga viti 2019.
Njoftimi i plotë:
Sot në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës së Prizrenit paraqita kërkesën e KBI-së (Këshilli i Bashkësisë Islame-Prizren)e cila iu është drejtuar Kryetarit të Komunës me datë 09.11.2022, sa i përket subvencionit që i jepet qytetarëve si Komunë në vlerë 200 euro për mbulimin e shpenzimeve të varrimit. Andaj konsideroj se shuma që është ndarë prej 200 euro për mbulimin e këtyre shpenzimeve është shumë e vogël dhe nuk ka pasur asnjë ndryshim që nga viti 2019, kohën kur hyri në fuqi ky vendim. Mendoj që një kërkesë e tillë do duhej të realizohej shumë kohë më parë, duke mos pritur kaq gjatë për ta trajtur një kërkesë shumë elementare për qytetarët tanë.
Mirëpo, si çdo herë edhe kësaj here Kryetari me arsyetime banale nuk gjeti kohë që t’i pëtgjigjet një kërkese tashmë një vjeçare, kaq për transparencën në Komunë.