LAJME

Familjes së Afrim Bunjakut i dhurohet donacion në vlerë 9 mijë e 200 dollarë

Familjes së Afrim Bunjakut i dhurohet donacion në vlerë 9 mijë e 200 dollarë
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Tetor 2023, 12:00

Sindikata e Policisë së Kosovës të martën ka vizituar familjen e rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Bashkë me sindikalistët kanë qenë edhe përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe përfaqësuesit e fondacionit Plavë-Guci me seli në Amerikë.

Familjes i është dhuruar donacioni në vlerë prej 9 mijë e 200 dollarë.

“Me datë 17.10.20203 ishim për vizitë te familja e heroit Afrim Bunjaku së bashku me përfaqësuesit e DRP Pejë dhe përfaqësuesit e fondacionit Plavë-Guci me seli në Amerikë, ku ju dhurua një donacion familjes së rreshterit Afrim Bunjaku në vlerë prej 9 mijë e 200 dollarë”, thuhet në njoftimin për media.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika