FAMILJE

Familjes 4 anëtarshe nga Prizreni, Abi Çarshia ia ndërton një shtëpi

Familjes 4 anëtarshe nga Prizreni, Abi Çarshia ia ndërton një shtëpi
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shkurt 2025, 15:18

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” po vijon misionin e saj human duke ia lehtësuar jetën shumë familjeve në nevojë në Kosovë.Lajmin e shumëpritur për ndërtimin e shtëpisë së re, familja 4-anëtarshe e mori ditë më parë nga Halil Kastrati.Këtë e bëri të ditur Halil Kastrati përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Në qytetin e Prizrenit vizituam një familje 4-anëtarëshe, me të cilën biseduam për jetesën dhe sfidat e tyre. Përveç varfërisë, i gjetëm të sprovuar edhe me sëmundjen e djalit, i cili nuk ecën, si dhe në kushte shumë të rënda banimi. 😢Me emocione të mëdha, ua kumtuam lajmin se po bëhen me shtëpi të re! Donatori i vetëm i kësaj shtëpie është ABI ÇARSHIA.
Familja e gëzoftë shtëpinë e re!

Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!”, ka shkruar Kastrati.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika