LAJME

Familjarët e të ndaluarve në Prizren u ankuan në KMDLNJ për shkelje të të drejtave

Familjarët e të ndaluarve në Prizren u ankuan në KMDLNJ për shkelje të të drejtave
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Janar 2026, 20:18

Pa ushqim e pa ujë thonë se mbetën për disa orë, të ndaluarit e dyshuar për manipulim me vota në komunën e Prizrenit. Madje në korridorin e Gjykatës në Prizren, zyrtarët policor i shkaktuan plagë njërës prej të ndaluarave, që ishte duke hyrë në seancën dëgjimore për masën e sigurisë. Disa nga familjarët iu drejtuan edhe KMDLNJ-së

Numri i lartë i të arrestuarve i gjeti pa pranga të mjaftueshme policinë në Prizren.

Në vend të tyre, u vendosën pranga plastike.

Kur 23 prej tyre të arrestuar për dallavere me vota u dërguan të shtunën në Gjykatë për seancën dëgjimore lidhur me masën e sigurisë, njërit prej tyre zyrtarët policorë i shkaktuan plagë në duar me pranga plastike, për çka u desh edhe ndërhyrjen e ekipeve emergjente.

Këtë e kanë konfirmuar për Dukagjinin burime brenda gjykatës, por lidhur me rastin nuk ka pasur përgjigje nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.

“Për shkak të numrit të madh të të ndaluarve gjatë së premtes në komunën e Prizrenit për manipulim me vota disa prej të ndaluarve u sollën këtu në qendrën korrektuese në Lipjan, avokatët e disa prej tyre janë ankuar se janë mbajtur në kushte jo të mira, përfshirë se ka qenë shumë ftoft dhe objekti ka qenë jo funksional tash e 7 vite.”

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika