LAJME

Familja Stajki nga fshati Milaj i Hasit dhurojnë 58.73 ari vakëf për KBI në Prizren

Familja Stajki nga fshati Milaj i Hasit dhurojnë 58.73 ari vakëf për KBI në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shkurt 2023, 22:24

Sot, vëllezërit dhe kushërinjtë Stajki, nga lagja Stajki i fshatit Milaj në Has, kanë dhuruan 58.73 ari vakëf për Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një publikimi në faqen zyrtare Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren.

Me këtë rast, kryetari i KBI-së, Besim Berisha, ka falenderuar vëllezërit dhe kushërinjtë Stajki, duke thënë që të kenë begati në familjet e tyre.

Shkrimi i plotë nga KBI:

Në zyret e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, vëllezërit dhe kushërinjtë Stajki, nga lagja Stajki e fshatit Milaj në Has të Prizrenit, dhuruan 58.73 ari vakëf për Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren.

Në emër të familjarëve, dhurimin e këtij vakëfi e bëri z. Shpejtim Stajki, i cili e falënderoi Zotin që ua mundësoi si familje që të jenë në mesin e atyre që lënë vakëf e hajrat për shpirtin e tyre.

Ndërsa kryetari i KBI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, me bashkëpuntorë, i falënderuan të gjithë vakiflënësit, duke e lutur Allahun xh.sh. që të kenë begati në Dynja, ndërsa falje e mëshirë në Ahiret, e T’i shpërblejë me të mirat e Tij në Dynja e Ahiret!

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika