LAJME

Familja Shemsedini shpreh mirënjohje ndaj Komunës së Prizrenit, pas marrjes së vendimit që Biblioteka e Qytetit të mbajë emrin e profesorit Zahadin Shemsedini

Familja Shemsedini shpreh mirënjohje ndaj Komunës së Prizrenit, pas marrjes së vendimit që Biblioteka e Qytetit të mbajë emrin e profesorit Zahadin Shemsedini
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Korrik 2026, 08:23

Familja Shemsedini kanë shprehur mirëjohje ndaj Komunës së Prizrenit për vendimin e marrë që Biblitoeka e Qytetit të mbajë emrin e babait të tyre të ndjerë, profesor Zahadin Shemsedini.

“Është nder dhe privilegj i veçantë per familjen tonë, që Biblioteka e Qytetit të Prizrenit do të mbajë emrin e babait tonë të ndjerë, Zahadin Shemsedini. Jemi thellësisht mirënjohës ndaj kryetarit të Komunës, z. Shaqir Totaj, për iniciativën e ndërmarrë, si dhe ndaj të gjithë asambleistëve që e mbështetën unanimisht këtë vendim.” – thekson familja Shemsedini.

Ata thonë se përtej krenarisë që sjell ky emërtim, ata e përjetojnë atë edhe si një përgjegjësi të madhe morale.

Sipas tyre, biblioteka është një hapësirë ku ruhen kujtesa, mendimi kritik dhe etja për dije. Pikërisht këto, sipas familjes, ishin vlerat që babai i tyre i çmoi dhe i kultivoi gjatë gjithë jetës së tij.

“Shpresojmë që kjo bibliotekë të vazhdojë të pasurohet me libra, dije dhe ide të reja, ndërsa brezat e rinj të gjejnë frymëzim në veprat dhe kontributin e babait tonë. Urojmë që emri i tij të mbetet i lidhur gjithmonë me dashurinë për arsimin, kulturën dhe dijen, vlera që ai i çmoi dhe i kultivoi gjatë gjithë jetës së tij. Me mirënjohje për këtë vlerësim dhe me përkushtim ndaj trashëgimisë së tij, familja Shemsedini!” – shkruan në fund familja.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika