Diaspora shqiptare po vazhdon të ndihmojë e të kontribuojë në forma të ndryshme në Kosovë duke i ndihmuar shumë familjeve në mënyra të ndryshme.
Fal mërgimtarit nga Austria, familjes Gigollaj që jetonte në kushte të mjerueshme i sigurohet banimi për 2 vite

Kështu ka ndodhur edhe në rastin e ditës së djeshme, kur një mërgimtar nga Austria duke parë gjendjen shumë të vështirë të familjes Gigollaj të cilët jetonin afër stacionit të trenit në Prizren, ia ka mundësuar që të transferohen në një banesë të re në lagjen ” Ortakoll” duke ua paguar qiranë për 2 vite.
Informacionin e ka bërë të ditur për TV Prizreni, ish drejtori i Mirëqenies Sociale në Prizren, Fejzë Kabashi, i cili edhe ka bërë një postim në rrjetin social facebook, ku ka shkruar se së bashku me disa bamirës të tjerë jemi duke u angazhuar që familjes Gigollaj t’i sigurojmë një banim të përhershëm.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Thaçi nga Haga për Specialen: Zgjodhëm të keqen më të vogël për Kosovën – sot po paguaj çmimin në lëkurën time

Në Zatriq të Rahovecit inaugurohet Parku i Erës me kapacitet prej 70 MW

Tenderi afro 400 mijë eurosh për kamionë në Eko Regjion, aktakuzë ndaj tre personave

