LAJME

Fahrije Hoti konfirmon kandidaturën për deputete: Nuk do t’ju zhgënjej

Fahrije Hoti konfirmon kandidaturën për deputete: Nuk do t’ju zhgënjej
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Maj 2026, 11:39

Aktivistja dhe sipërmarrësja nga Krusha e Madhe, Fahrije Hoti, ka konfirmuar hyrjen e saj në politikë dhe kandidaturën për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në një reagim në Facebook, Hoti tha se nis një rrugëtim të ri krah ish-presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar se angazhimi i saj do të vazhdojë në mbështetje të grave dhe komunitetit.

Ajo u shpreh se vjen nga Krusha, si simbol i forcës dhe qëndresës së grave që, sipas saj, nuk janë dorëzuar përballë sfidave.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika