Një bashkëbisedim i jashtëzakonshëm me zonjën Fahrije Hoti, iu është ofruar audiencës greke për të njohur historinë e saj frymëzuese të ringritjes pas luftës dhe suksesin e saj në biznes.
Në një ngjarje të mbushur me pyetje nga publiku, Hoti ndau rrugëtimin e saj që ka nisur nga zero pas luftës në Kosovë, kur ajo bashkoi gratë dhe vajzat e Krushës dhe themeloi një nga bizneset më të suksesshme të Kosovës – fabrikën e grave të Krushës.
Ajo tregoi se, pas një të kaluare të dhimbshme, ka arritur të kthehet në një shembull të forcës dhe qëndrueshmërisë, duke u përqendruar në të ardhmen dhe mundësitë që ajo ofron për gratë dhe për të gjithë Kosovën.






