Rrjeti social Facebook ka regjistruar rënie të numrit ditor të përdoruesve aktiv – për herë të parë në historinë 18-vjeçare të kësaj kompanie.
Kompania simotër e Meta Networks, Facebook, ka njoftuar se numri i përdoruesve ditor aktiv ka rënë në 1,9 miliardë muajit të fundit, për dallim nga dhjetori i vitit të kaluar që ishte 2 miliardë, transmeton Telegrafi.
Kjo kompani gjithashtu zbuloi se është zvogëluar rritja e të hyrave, derisa po ballafaqohet me konkurrencën që e bëjnë rivalët siç është TikTok dhe YouTube, e përdoruesit kanë shpenzuar edhe më pak para.





