Sot fillon Kampionati Evropian i futbollit, ku do të paraqiten nëntë futbollistë shqiptarë
Kosova dhe Shqipëria nuk arritën të kualifikohen në Kampionatin Evropian, por futbollistët shqiptarë nuk do të mungojnë.
Te Zvicra si zakonisht janë ftuar Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi. Në listën e gjerë ishte edhe Andi Zeqiri, por që nuk u ftua në mesin e 26 lojtarëve, shkruan albinfo.ch.
Xhaka, Shaqiri dhe Mehmedi kanë përvojë nga Kampionatet e kaluara. Xhaka do të jetë kapiten i Nati-t.





