- Reklama -

Evropa po vë në funksion bunkerët bërthamorë

Finlanda, në kufi me Rusinë, së bashku me Suedinë dhe Danimarkën, rregullisht kanë mirëmbajtur strehimoret e tyre. Finlanda, për shembull, mban strehimore në qytete dhe në zona me popullsi të dendur. Këto strehimore kanë kapacitet për të akomoduar rreth dy të tretat e popullsisë. Disa prej tyre janë të ndërtuar me qëllim që të përballojnë bombën bërthamore me peshë prej 100-kilotonësh

Dy kate poshtë fabrikës moderne të çelikut në veri të Varshavës gjendet një relikt i paprekur i Luftës së Ftohtë: bunkeri që përmban gaz-maska, shtretër, kuti të ndihmave të para dhe gjësende të tjera që ndihmojnë në mbijetesën e liderëve në rast të sulmit bërthamor ose katastrofave të tjera.

- Reklama -

Harta e Evropës e ngjitur në mur ende e shfaq Bashkimin Sovjetik – nuk ka Ukrainë të pavarur. Çizmet e moçme dhe xhaketat mbajnë erë myku. Tabela në krye të dhomës paralajmëron: “Kujdes, armiku juaj ka veshë”.

Deri më tani askush nuk e ka marrë seriozisht se dhomat e ndërtuara në vitet ’50 – dhe që tani menaxhohen si “kuriozitet historik” nga fabrika “ArcelorMittal” – një ditë përsëri do të përdoren si strehë. Mirëpo teksa Rusia po bombardon Ukrainën përreth qendrave bërthamore dhe pas kërcënimeve të Rusisë se do të përdorë armë bërthamore, Qeveria polake ka urdhëruar furnizimin me pajisje mjekësore të 62 mijë strehimoreve kundër sulmeve ajrore.

Lufta ka nxitur frikë nëpër Evropë. Ajo ndihet më shumë te shtetet si Polonia dhe Rumania që janë në kufi me Ukrainën dhe janë në rrezik të lartë nga ndonjë katastrofë radiologjike.

Pas urdhrit të Qeverisë polake, zjarrfikësit kanë vizituar strehimoren e fabrikës së çelikut gjatë javës së kaluar. E kanë vendosur në regjistrin e tyre. Liderët e Varshavës kanë thënë se metroja e qytetit dhe strehimoret e tjera nëntokësore mund të strehojnë 1.8 milionë banorë dhe më shumë njerëz në rast të ndonjë sulmi me armë konvencionale.

Zëdhënësja e fabrikës së çelikut, Karpinska, ka thënë se krejt papritur ka interesim të madh për bunkerin. Pas kërcënimeve të presidentit rus Vladimir Putin se do të kryejë sulme bërthamore, “të gjithë janë të shqetësuar”, ka thënë ajo. “Unë besoj se ai nuk do të sulmojë, sepse do të ishte çmenduri, por askush nuk besoi se ai do të mund ta niste luftën”.

Në kohën e luftimeve përreth qendrës bërthamore të Zaporizhzhias në Ukrainë, Polonia ka përpiluar një plan për të furnizuar bazat e zjarrfikësve me jodur kaliumi, i cili do të mund të shpërndahej te popullata nëse do të jetë e nevojshme. Edhe nëpër shtetet e tjera evropiane, përfshirë Finlandën, me nguti kanë blerë jodur kaliumi – që mbron gjëndrën tiroide në rast të ekspozimit ndaj rrezatimit. Qeveria finlandeze u ka bërë thirrje njerëzve që të blejnë jodur kaliumi.

Gjatë Luftës së Ftohtë kishte mijëra bunkerë në Evropë. Disa prej tyre datojnë nga Lufta e Dytë Botërore, derisa autoritetet e periudhës komuniste gjithashtu kanë urdhëruar ndërtimin e qendrave të reja, përfshirë edhe strehët nëntokësore.

Finlanda, në kufi me Rusinë, së bashku me Suedinë dhe Danimarkën, rregullisht kanë mirëmbajtur strehimoret e tyre. Finlanda, për shembull, mban strehimore në qytete dhe zona me popullsi të dendur. Këto strehimore kanë kapacitet për të akomoduar rreth dy të tretat e popullsisë. Disa prej tyre janë të ndërtuara me qëllim që të përballojnë bombën bërthamore me peshë prej 100-kilotonësh.

Derisa në shumë shtete ende mirëmbahen bunkerët e Luftës së Ftohtë, pas shembjes së Bashkimit Sovjetik disa prej tyre janë shndërruar në muze – relikte të një periudhe të hershme të frikës bërthamore që nuk do të ofronte asnjë mbrojtje të vërtetë në ditët e sotme.

Bunkerët kundër bombave ishin element kyç në doktrinën e gatishmërisë së ish-Jugosllavisë kundër sulmit bërthamor.

Më i njohuri nga krejt bunkerët, në zonën malore 60 kilometra larg Sarajevës në Bosnjë, është kështjella e madhe nëntokësore e ndërtuar për të mbrojtur udhëheqësit ushtarakë dhe ata politikë. Atëherë për këtë bunker e dinin vetëm presidenti jugosllav, katër gjeneralë dhe një numër i vogël i ushtarëve që e kanë ruajtur atë. Bunkeri i Konjiqit në vitin 2010 ishte shndërruar në një galeri moderne të artit.

“Nga pikëpamja ushtarako-politike dhe gjeopolitike, mjedisi global tani për fat të keq është shumë i ngjashëm me atë që ishte (gjatë Luftës së Ftohtë), i ngarkuar me ndjenjën e rëndë të një lufte të afërt”, ka thënë Selma Haxhihuseinoviq, përfaqësuese e agjencisë qeveritare që menaxhon bunkerin në Bosnjë.

Ajo ka thënë se bunkeri mund të kthehet në shërbim në rast të luftës, por me armët bërthamore që janë bërë shumë më të fuqishme, “bunkeri nuk do të ishte i dobishëm sa ishte menduar të ishte kur u ndërtua”.

Në Rumani, ish-fabrika gjigante e kripës “Salina Turda”, tani atraksion turistik, është në listën e Qeverisë si strehimore e mundshme.

Shumë udhëtarë urbanë çdo ditë kalojnë nëpër strehët pa e kuptuar këtë, teksa udhëtojnë në metro nëpër qytetet si Varshava, Praga dhe Budapesti.

“E kemi matur se sa njerëz mund të futeshin nëpër trena në krejt gjatësinë e metrosë, stacioneve të metrosë dhe hapësira të tjera nëntokësore”, ka thënë Michal Domardzki, drejtor i menaxhimit të sigurisë dhe krizave në qytetin e Varshavës. “Ka hapësirë të mjaftueshme për të gjithë popullatën”.

Attila Guluas, president i Sindikatës së Punëtorëve të Transportit Urban në kryeqytetin hungarez, është përfshirë në testimet e rregullta të linjave të metrosë nëpër qytet. Ai është trajnuar për të strehuar mijëra njerëz në linjën dy të metrosë së Budapestit.

“Sistemi ende punon, mund të vendoset në çdo emergjencë”, ka thënë Gulyas. “Deri në 220 mijë njerëz mund të mbrohen nga sistemi i tuneleve në linjat e metrosë numër 2 dhe 3”.

Mirëpo me Rusinë që ka nisur luftën energjetike kundër Evropës dhe çmimet e larta të energjisë elektrike, për shumë njerëz shqetësimi kryesor është se si ta kalojnë dimrin.

Sorin Ionita, komentuese në Forumin e Ekspertëve në Bukuresht të Rumanisë, ka thënë se shumë njerëz e mendojnë si të pamundur sulmin bërthamor nga Rusia pasi nuk do t’i sillte ndonjë avantazh të madh ushtarak. Megjithatë, kërcënimet e Putinit shtojnë ndjenjën e përgjithshme të ankthit në një botë të trazuar.

Vetëm pak ditë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, çekët kanë blerë tableta të jodur kaliumit si masë paraprake kundër sulmit bërthamor. Ekspertët kanë thënë se jodur kaliumi mund të ndihmojë në katastrofën e qendrave bërthamore, por jo edhe nga armët bërthamore.

Dana Drabova, shefe e Zyrës Shtetërore për Sigurinë Bërthamore, ka thënë se në rast të tillë, tabletat kundër rrezatimit do të ishin të padobishme.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort