- Reklama -

Sot heshtje zgjedhore në Shqipëri, të dielën votohet

Pas një muaji fushate intensive brenda dhe jashtë Shqipërisë, kjo e shtunë, 10 maj, shënon heshtjen zgjedhore në vend. Qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit nesër, më 11 maj, për të zgjedhur qeverinë që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Risi e këtyre zgjedhjeve është pjesëmarrja për herë të parë e diasporës shqiptare në votim. Gjatë fushatës, subjektet politike kanë zhvilluar takime edhe me shqiptarët jashtë vendit.

- Reklama -

Më 11 maj qendrat e votimit do të hapen në orën 07.00 dhe do të mbyllen në 19.00, ku të drejtë vote kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, prej të cilëve 114,642 do të votojnë për herë të parë.

Mbrëmjen e 9 majit PS dhe PD mbyllën fushatën zgjedhore në Tiranë ku dhanë edhe mesazhet e tyre të fundit politike drejtuar qytetarëve. Socialistët e fokusuan fushatën tek integrimi në BE deri në vitin 2030, ndërsa demokratët theksuan nevojën për ndryshim dhe rritjen e mbështetjes sociale.

Për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, SPAK, KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë ngritur një Task-Forcë të përbashkët. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash dhe ka trajnuar 6,838 efektivë me uniformë dhe 813 specialistë për hetimin e krimeve zgjedhore dhe ruajtjen e objekteve zgjedhore.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort